Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në minutën e 36-të shënoi golin e epërsisë 1:0 në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos në La Liga.
Me golin e realizuar, Muriqi barazoi rekordin e legjendës kamerunase, Samuel Eto’o.
Por katër minuta më vonë, Muriqi realizoi edhe golin e dytë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga.
Ai me golin e dytë në ndeshjen që po luhet të dielën, theu rekordin e Eto’os me 55 gola në La Liga. Mallorca e mbylli 2:0 pjesën e parë falë golave të “Piratit”.
Është arritje e jashtëzakonshme e sulmuesit të Kosovës.








