Muriqi vazhdon shkëlqimin, Mallorca fiton ndaj Villarrealit

Vedat Muriqi ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Mallorcas sonte në ndeshjen e tyre kundër Villarrealit, në të cilën ata fituan me rezultat 4-2. Muriqi asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e fundit, derisa shënoi edhe një gol tjetër por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje

“Muriqi është ma mallorcas se ne”, ky është përshkrimi që ka bërë Mallorca në faqen e saj zyrtare nëInstagram.

Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga duke shënuar golin e tij të nëntë në La Liga derisa ka dy asiste nga 20 xhiro për këtë skuadër.

Sot ishte goli i tij i nëntë derisa pati një paraqitje shumë të mirë ndaj një skuadre që ka pikë të barabarta me të në La Liga.