Musk jep shifrat më të fundit pesimiste të financave të Twitter

Lajmi erdhi të njëjtën javë që programi i ndarjes së të ardhurave të Twitter me krijuesit filloi ti përmbahej premtimeve të dhëna.

Twitter ende po shpenzon më shumë para sesa po fiton sipas Elon Musk. Në orët e para të mëngjesit të së Shtunës, miliarderi shkroi në Twitter se kompania po vuante me qarkullim negativ parash për shkak se të ardhurat nga reklamimi kanë rënë me 50 përqind dhe borxhi i rëndë.

“Duhet të sigurojmë qarkullim pozitiv parash përpara se të kemi luksin të bëjmë diçka tjetër,” shkruante Musk.

Lajmi erdhi të njëjtën javë që programi i ndarjes së të ardhurave të Twitter me krijuesit filloi ti përmbahej premtimeve të dhëna.

Ditën e Premte Musk pretendonte se rrjeti social kishte pasur një rekord të ri të kohës që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion.

Por më herët ai kishte thënë se thuajse të gjithë reklamuesit kishin lënë platformën pasi ai mori drejtimin e kompanisë në Twitter.

Sipas një përllogaritje të firmës analitike Sensor Tower, shpenzimi i reklamuesve në platformë ra me 89 përqind në 7.6 milionë dollarë gjatë një periudhe 2 mujore në fillim të vitit.

Reuters nga ana tjetër thotë se Twitter ka pagesa vjetore borxhi prej 1.5 miliardë dollarë për shkak të borxhit që mori në momentin që Musk e bleu për 44 miliardë dollarë.

Është treguesi më i fundit se masat agresive që Musk mori vitin e kaluar nuk kanë mjaftuar për ta stabilizuar Twitter-in financiarisht.