Musk përballë zgjedhjes së vështirë, mund të detyrohet të shesë aksionet në Tesla

Taksat federale Amerikane llogariten në 54.1% dhe si rezultat ai duhet të paguajë shtetit 15 miliardë dollarë.

CEO i Tesla Elon Musk duhet të paguajë taksa me vlerë 15 miliardë dollarë në muajt në vijim nëse nuk i shet aksionet që ka në Tesla.

Musk kërkoi mendimin e 62.7 milionë ndjekësve të tij në Twitter përgjatë fundjavës nëse duhet të shesë aksionet e tij prej 10% në Tesla ose jo.

Ai tha se do ti bindej rezultateve të anketës sidoqë të ishte përfundimi i saj. 58% e të anketuarve ishin në favor të shitjes së aksioneve ndërsa 42% ishin kundër.

Pavarësisht rezultateve të anketës, Musk me shumë gjasa ka filluar të shesë aksionet këtë tre mujor. Shkaku është padyshim taksat që duhet të paguajë.

Si pjesë e një plani kompensimi në 2012-ën, Muskmori një pjesë të aksioneve. Duke qenë se nuk merr një pagë apo bonuse, pasuria e tij vjen nga aksionet dhe rritja e vlerës së tyre.

Atë kohë ai kishe 22.8 milionë aksionet me çmim 6.24 dollarë për aksion. Sot aksionet e kompanisë vlerësohen me 1,222.09 dollarë që do të thotë se pasuria që ka vënë përmes tyre është 28 miliardë dollarë.

Taksat federale Amerikane llogariten në 54.1% dhe si rezultat ai duhet të paguajë shtetit 15 miliardë dollarë. /PCWorld