Mustafa i reagon Kurtit: LDK nuk cakton data, VV të mos vonohet në krijimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, se datën për formimin e qeverisë e përcakton LDK-ja.

Mustafa me këtë rast ka thënë se Lidhja Demokratike po kërkon hise në institucione në bazë të fuqisë që ka të fituar më 6 tetor.

“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë”, ka shkruar Mustafa.

Poashtu kreu i LDK-së në reagimin e tij ndaj Kurtit ka shtuar se VV-ja nuk e konsultuar LDK-në për zgjedhjen e Glauk Konjufcës, për kryetar të Kuvendit.