Në luftë me Islamin, mbron shkencën më të përkyer islame!
Mustafa Nano i është kundërvënë ashpër Baba Mondit në lidhje me një pohim të këtij të fundit ku pretendon se përcjell një thënie të Profetit Muhamed.
Në një intervistë të dhënë së fundi, kreu i bektashinjve shqiptarë, një figurë aspak tërheqëse, ia atribuoi Profetit Muhamed frazën: “Feja është mendja; kush s’ka mend, s’ka fe”, e padëgjuar deri më sot në ligjërimin islam.
Dhe, për ironi, një reagim i ashpër ka ardhur nga një prej figurave më antiislame në shoqërinë shqiptare, njëherësh me dy djemtë muslimanë, Mustafa Nano. Në rolin e një hoxhe klasik që ruan besnikërisht traditën profetike(sunetin) në përcjelljen e trashëgimisë gojore(hadithin), Nana i është përveshur paq kryebabait bektashi:
“Unë nuk do çuditesha po ta kishte thënë, por problemi është që nuk del ta ketë thënë. Të paktën, sipas hulumtimeve të mia”, shprehet Nano, duke shtuar se “nëse dikush – përfshirë edhe vetë Edmond Brahimajn – këmbëngul se citimi ekziston, duhet të japë referenca të sakta….”.
Dhe në faktë, hadithi, pra trashëgimia gojore e Profetit Muhamed, renditet njëherësh si një shkencë më vete, i thonë ndryshe Shkenca e Hadithit, për shkak të kritereve të rrepta mbi të cilën është ndërtuar dhe rrugëtimit që ka bërë në shekuj për të qenë besnike deri në përsosmëri në përcjelljen brez pas brezi të çdo fjale të thënë nga Profeti me një korrektësi afër absulotes.
Dhe të tillë e bëjnë referencat e forta, siç thotë dhe vetë Nano. Nuk mundet të citosh një thënie profetike pa e shoqëruar me referencën përkatëse, që është zinxhiri i transmetimit(Senedi) me disa emra të shquar mbledhësish të tyre në shekuj. Kujtojmë se një ndër emrat më adaptë të kësaj shkence në kohët e vona ishte Shejh Albani, një dijetar i madh me origjinë shqiptare, nga Shkodra, i cili jetoi që fëmijë në Damask, duke u shndërruar në emër referencial në dijen e thellë islame në nivel botëror.
Kështu pra, si padashur, Mustafa Nano i ka bërë një shërbim sado të vogël ruajtjes së pacenueshmërisë së korpusit të mrëkullueshëm hadithor nga sajesat e një birboje fetar dhe injorancës së tij të thellë fetare, siç është Baba Mondi. Sepse ekziston dhe vetë një hadith në formën e paralajmërimit profetik për ndëshkueshmëri të fortë në botën tjetër të atij që sajon gjëra që Profeti nuk i ka thënë. Që do të thotë se Baba Mondi po riskon të përfundojë në xhehenem nëse vijon të bëjë aventurierin fetar. /tesheshi







