Mustafa vizitoi djelmoshat e Përfaqësueses

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte i pranishëm në stërvitjet e parë të Përfaqësueses së Kosovës në Drenas para ndeshjeve me Kroacinë dhe Ukrainën.

Mustafa tek lojtarët e ka parë një përgatitje intensive, para ndeshjes me miqtë kroat, ku e quan si ndeshje historike.

“Të dashur miq,  Pata kënaqësinë e veçantë që t’i vizitojë sot në kampin stërvitor në Drenas, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të cilët do të përballen të enjten me Kroacinë.

I përshëndeta secilin veç e veç dhe më impresionuan me motivimin e tyre. Po ashtu, i përcolla në stërvitjen që ata zhvilluan dhe pash një përgatitje shumë intensive.

Të enjten, do të jemi në Shkodër ku presim ndeshje të fortë, aq më shumë kur kemi mbështetjen e fuqishme të “Dardanëve”. Ndeshja kundër miqve kroatë është historike andaj ne duhet t’ia japim shkëlqimin e merituar. Forca Kosova!”, shkrimi i plotë i Isa Mustafës në “Facebook”.