Ballina Sport Futboll Napoli po tenton ta bindë Conten, i premtohet De Bruyne dhe një...

Napoli po tenton ta bindë Conten, i premtohet De Bruyne dhe një pagë e lartë

Trajneri Antonio Conte është shumë pranë largimit nga Napoli, vetëm pak ditë pasi fitoi titullin në Serien A.

Por, sipas gazetarit Fabrizio Romano, pronari i klubit italian, De Laurentiss është duke bërë çmos për të bindur trajnerin të qëndroj.

Nga Napoli ia kanë premtuar trajnerit Conte një pagë më të lartë.

Përveç kësaj edhe disa nënshkrime të reja, përfshi këtu edhe mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Kujtojmë se Conte ishte larguar edhe nga Interi vite më parë, menjëherë pasi e kishte fituar titullin e Scudettos.