Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nasrallah do t’u drejtohet ndjekësve më vonë

Nasrallah do t’u drejtohet ndjekësve më vonë

Foto nga fjalimi me datë 3 Nëntor

Ndërsa liderët e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të takohen në Arabinë Saudite, në Liban, shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah do t’u drejtohet ndjekësve të tij.

Fjalimi i tij televiziv vjen një javë pasi ai theu heshtjen e tij për luftën në Gaza në një fjalim të shumëpritur të ndjekur nga njerëzit në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Në fjalimin e tij të gjatë, Nasrallah tha se “të gjithë skenarët janë të hapur në frontin tonë jugor libanez” dhe se “çfarë do të ndodhë në frontin libanez do të varet nga ajo që do të ndodhë në Gaza”, duke i bërë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet e tij në territorin e rrethuar për të shmangur një zjarr rajonal raporton Aljazeera. /mesazhi