NATO është gati të mbrohet nga çdo kërcënim që vjen nga të gjitha drejtimet, tha aleanca, duke lëshur një deklaratë pasi një raketë e lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u neutralizua nga asetet e NATO-s.
Në një deklaratë me shkrim për Anadolu, NATO tha se: “NATO vazhdon të jetë gati të mbrohet nga çdo kërcënim nga çdo drejtim”.
Detajet operacionale nuk mund të ndahen, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se “Ne do të vazhdojmë ta përshtatim sistemin tonë të mbrojtjes ndaj raketave balistike sipas kërcënimeve në zhvillim”.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, më herët të premten tha se municionet balistike të lëshuara nga Irani në hapësirën ajrore turke u neutralizuan nga asetet ajrore dhe të mbrojtjes nga raketat e NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor.
Inkursione të ngjashme të mundshme u shënuan edhe më 4 dhe 9 mars, ku në të dyja rastet u neutralizuan gjithashtu nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s.
Turqia iu bashkua NATO-s në vitin 1952 – pjesë e zgjerimit të parë të aleancës së pasluftës – gati 75 vjet më parë.



