Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndërprerje të internetit në veri të Gazës

Ndërprerje të internetit në veri të Gazës

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit në Rripin e Gazës, raporton se ka pasur ndërprerje të shërbimeve të internetit dhe telefonisë fikse në qarkun e Gazës, përfshirë qytetin e Gazës dhe Gazën Veriore.

Aktualisht, një ndërprerje e ngjashme po vazhdon prej më shumë se tre ditësh edhe në zonat jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze, ekipet teknike po përpiqen të rikthejnë shërbimet sa më shpejt që të jetë e mundur, por ndërhyrjet e përsëritura dhe dëmtimi i infrastrukturës nga forcat izraelite po e vështirësojnë procesin e riparimit. /mesazhi