Në Qendrat për Numërim dhe Rezultate tani është ndërprerë numërimi i votave për kandidatë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo ndërprerje bëhet për shkak të festës së ndërrimit të motmoteve.
Numërimi nis sërish nesër në ora 16:00.
Numërimi pritet të nis nesër, ndërsa pas numërimit të votave të rregullta për kandidatë pritet të nis numërimi i votave nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Nga numërimi i votave të rregullta Vetëvendosje doli partia e parë me 48.53%, kurse PDK 21.42% ndërsa LDK mori vetëm 12.63%.
Lista Serbe 6.06 %. AAK-ja mori 5.58%, e Nisma nuk arriti ta kalojë pragun.







