Ndërroi jetë …

Ndërroi jetë flamurtari i fesë në dije, punë, mendim dhe sjellje.

Ndërroi jetë profesori i mendimit mesatar, modeli i mendimit të balancuar dhe thirrësi i mendimit të ekuilibruar.

Ndërroi jetë ai i cili nëpërmjet librave, mendimeve dhe artikujve të tij janë edukuar sa e sa breza.

Ndërroi jetë ai i cili la si trashëgim mendimin, kuptimin e thellë të jurisprudencës islame dhe personi që ka mbajtur qëndrime pozitive. Ai ka qenë dhe do të jetë referenca e të gjithë njerëzve.

Ndërroi jetë ai i cili ishte i sigurtë se kjo fe është e përjetshme dhe se dijetarët janë ata të cilët me përpjekjet dhe ripërtëritjen e tyre i japin jetë jurisprudencës islame.

Ndërroi jetë ai cili e kaloi jetën të mishëruar në dije e karakter të qëndrueshëm derisa i erdhi vdekja.

Ndërroi jetë ai i cili ishte shembull i dijetarit punëtor e të palodhur në një kohë ku sundojnë dyshimet, sprovat dhe sfidat.

Ndërroi jetë ai të cilit Allahu i dha më tepër se 90 – të vite jetë, për ta kaluar atë me bindje e nënshtrim ndaj Allahut, në mësimdhënie dhe publikimin e dijes. E ai asnjëherë nuk u lodh e as u molis.

Ndërroi jetë ai i cili ia ka qëlluar në shumë mendime megjithëse nuk ishte i pagabueshëm. Prandaj ai nuk hezitoi aspak që të kërkonte falje publikisht kur e kuptoi se kishte gabuar.

Ndërroi jetë ai i cili bashkoi midis kulturës së vjetër dhe asaj moderne, stabilitetit dhe fleksibilitetit, disiplinës dhe guximit në dhënien e fetvasë.

Ndërroi jetë ai i cili të gjithë kohën e tij e shpenzoi duke dhënë mendime, dije dhe kuptim të thellë rreth jurisprudencës islame. Ai nuk jetoi vetëm me mendimet e të shkuarës.

Ndërroi jetë ai i cili për dekada të tëra i sqaroi në mënyrën më të bukur rregullat e zekatit, ripërtëriti konceptin e saktë të xhihadit në islam, e shpalli haptazi çështjen e islamit politik, e orientoi drejt çështjen e thirrjes islame dhe vuri themelet e mendimit islam.

Ndërroi jetë zëri i atij të cilit – ditë e natë – pa pushim buçiste për të mbështetur çështjet madhore të Umetit musliman

Ndërroi jetë ai që la pas vetes një trashëgimi të madhe të dijeve fetare, nxënësve, burrave dhe qëndrimeve pozitive.

Ndërroi jetë ai i cili enciklopedia mbarte emrin e tij e ai nëpërmjet saj e riktheu biografinë e të parëve.

Ndërroi jetë njeriu i madh në moshë, i madh në jetëshkrimin, dijen, veprimtarinë, mendimin, kuptimin dhe thirrjen e tij.

Ndërroi jetë ai njeri të cilin Allahu e bëri të dashur tek njerëzit, prej të cilit kanë përfituar shumë e shumë njerëz, kujtimi i të cilit do të ngelet përjetë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Allahu e mëshiroftë shejhun e nderuar. /ao