Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në Kupën e Botës në futboll. Dhe të enjten prej orës 22:00 është çerekfinalja e parë. Bëhet fjalë për ndeshje të zjarrtë, mes Francës dhe Marokut, që zhvillohet në stadiumin në Boston.
Spanja e Belgjika përballen të premten nga ora 21:00 në Los Angeles.
Të shtunën prej orës 23:00 në Miami është ndeshja mes Norvegjisë dhe Anglisë, ndërsa në 03:00 të mëngjesit të dielën takohen Argjentina e Lionel Messit dhe Zvicra e Granit Xhakës. Kjo ndeshje zhvillohet në Kansas City.
Deri në fund të Botërorit kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje.








