Ballina Artikuj Ndoshta e mira fshehet brenda së keqes

Ndoshta e mira fshehet brenda së keqes

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një burrë ja kishte vendosë vetes një kusht në martesë. Ëndrra e tij e supozuar ishte ta martonte një grua fytyrë të bukur dhe tërheqëse. Kur ai u martua me të dhe ia zbuloi fytyrën- e që nuk e kishte parë më herët, e pa se ajo ishte me lëkurë të errët dhe jo e bukur aq në fytyrë. Ai e braktisi atë natën e tyre të dasmës dhe largimi zgjati një kohë javore. Kur gruaja e tij e ndjeu këtë, ajo shkoi tek ai dhe i tha: “O Malik?”
“Ndoshta e mira fshihet brenda së keqes.”
🌴- Kështu ai ju kthye gruas dhe e vazhdoi martesën… por ndjenja e pakënaqësisë me pamjen e saj mbeti në zemrën e tij.
Ai e braktisi atë për herë të dytë, por këtë herë për njëzet vjet e tepër. Ai e braktisi pa e ditur se gruaja e tij ishte shtatzënë.
Pas njëzet vjetësh, ai u kthye në qytetin ku ishte shtëpia e tij dhe donte të falte namazin e xhumasë. Ai hyri në xhami dhe dëgjoi një imam që jepte një ligjerat të mrekullueshme.
🌴- Ai u ul dhe dëgjoi, i impresionuar dhe i habitur. Ai burri pasi përfunduan namazin e xhumasë pyeti për emrin e Imamit dhe ata thanë: “Ai është Imam Enesi.” Ai pyeti: “Djali i kujt është ai?” Ata thanë: “Ai është djali i një burri që u largua nga Medina njëzet vjet më parë. Emri i tij është Malik.” Kështu që ai burri shkoi tek Imami dhe i tha: ” A ka mundësi të vij me ty në shtëpinë tënde. Por unë do të qëndroj te dera. Thuaji nënës sate se ka një burrë te dera që thotë të të tregojë…” Ndoshta e mira fshihet brenda së keqes”.
Kur ai shkoi dhe i tha nënës së tij, ajo tha: “Shpejt hape derën. Është babai yt që ka ardhur pas një mungese të gjatë.”
Gruaja ishte me moral të lart dhe e pjekur, ajo nuk i tha se i kishte braktisur babai ata për njëzet vjet, as nuk foli keq për të atin e djalit gjatë mungesës së tij të gjatë. Ribashkimi ishte i ngrohtë dhe përplot me lot nga të gjithë.
Ata u bashkuan dhe ishte një familje e lumtur me një djalë intelektual i dobishëm për shoqërinë dhe vendin, një Imam i dalluar dhe i suksesshëm në jetë. Djali i tij ishte Enesi. Faleminderit, Umm Enes, (Nëna e Enesit) për mësimin e bukur që na e dhurove “Ndoshta e mira fshihet brenda së keqes”.
Shpesh ne ikim nga gjërat dhe njerëzit që nuk i plotësojnë dëshirat dhe egot tona, duke harruar thënien: “Ndoshta Zoti ka pasur për qëllim të mirën në këtë.” Zoti nuk vonon asgjë përveçse për të mirën, as nuk të bën të qash sot përveçse për të mirën, as nuk të zbret ndonjë fatkeqësi përveçse për të mirën. Ndoshta e mira fshihet brenda së keqes, o Malik. Ajo ishte gruaja e Malikut dhe një nënë e drejtë për Imam Enesin. Ajo grua mbetet një shembull model për gratë dhe nënat e sotit në durim, edukatë, qëndresë dhe moral fisnik.

Prof. ass. dr. Musa Vila