
Stoqet e barnave, karburantit dhe materialeve mjekësore në qytetin e Taizit, në Jemen, kanë rënë në nivele kritike, duke rrezikuar jetën e rreth 1.110 pacientëve me insuficiencë renale dhe më shumë se 190 pacientëve në kujdes intensiv.
Zyra lokale e shëndetësisë paralajmëroi për një katastrofë të mundshme shëndetësore dhe kërkoi përfundimin e rrethimit, hapjen e rrugëve për furnizime dhe garantimin e kalimit të sigurt për pacientët dhe ndihmat humanitare.
Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, ka paralajmëruar gjithashtu për një katastrofë të afërt shëndetësore dhe humanitare, duke akuzuar rebelët Huthi se vazhdojnë rrethimin e qytetit dhe pengojnë furnizimin me produkte thelbësore. /mesazhi




