Ndryshon emër loja shumë popullore PUBG

Loja e ardhshme në këto seri, PUBG: New State, është një titull mobil futuristik. The Callisto Protocol, një loj horror nga krijuesit e Dead Space, gjithashtu është i lidhur me PUBG.

PUBG, i njohur deri më sot si PlayerUnkown’s Battleground ka një emër të ri. Tani quhet PUBG: Battlegrounds që teknikisht e bën PlayerUnknown’s Battlegrounds: Battlegrounds.

Në fakt publikuesi i lojës Krafton e ka bërë ndryshimin që në muajin Korrik. Por pse ky ndryshim? Tituj të ardhshëm në lojë do të mbajnë emrin PUBG por me adaptimin në varësi të ekspansionit si PUBG: New State.

Loja e ardhshme në këto seri, PUBG: New State, është një titull mobil futuristik. The Callisto Protocol, një loj horror nga krijuesit e Dead Space, gjithashtu është i lidhur me PUBG.

Shumë lojtarë i janë referuar lojës si thjeshtë PUBG ndër vite por me shumë lojëra që do ti bashkohen këtij brendi, diferencimi në emër është diçka e logjikshme. /GameWorld Albanian