Arabia Saudite të hënën bëri të ditur se ka arrestuar 10 anëtarë të një celule terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA, zëdhënësi i presidencës së sigurimit të shtetit tha se 10 anëtarë të një celule terroriste u arrestuan gjatë një bastisje në disa adresa dhe tre nga të arrestuarit ishin trajnuar brenda bazave të Gardës Revolucionare në Iran tre vite më parë.
Gjatë bastisjeve u konfiskuan armë dhe eksplozivë. Identitetet e të arrestuarve nuk u zbuluan për arsye sigurie. Asnjë deklaratë nuk është publikuar nga Irani lidhur me arrestimet.