Në BE gjithnjë e më shumë të rinj ndërpresin studimet për të punuar

Më shumë se tre milionë të rinj në Bashkimin Evropian (BE) që ishin në universitet, në një moment kanë ndërprerë studimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arsyet për ndërprerjen e studimeve janë të shumta. Rreth 25 për qind e studentëve thonë se më shumë duan të punojnë se sa të studiojnë.

Gjithashtu, 22 për qind e studentëve që kanë braktisur studimet si arsye theksojnë interesimin e pamjaftueshëm për studimet, apo mospërmbushjen e pritshmërive të tyre gjatë regjistrimit.

Gati 18 për qind theksojnë nivelin e vështirësisë në studimet e tyre si arsye për të hequr dorë ndërsa rreth 10 për qind thanë se kishin lënë studimet për arsye familjare.

Së fundmi, rreth 7 për qind e studentëve kanë ndërprerë studimet për arsye financiare ndërsa 5 për qind e tyre si arsye theksuan problemet shëndetësore, tregojnë të dhënat nga Zyra statistikore e BE-së.

Më shumë femra se meshkuj janë paraqitur se kanë ndërprerë studimet për arsye familjare (16 për qind ndaj 6 për qind). Megjithatë, më shumë meshkuj se sa femra kanë ndërprerë studimet duke theksuar se dëshirojnë të punojnë (28 për qind ndaj 21 për qind). Ngjajshëm me këtë, më shumë meshkuj se sa femra treguan probleme në lidhje me vështërsitë e studimeve që ata zgjodhën (20 për qind ndaj 16 për qind).