Në Bruksel diskutohet për vijën kufitare në Mitrovicë

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë sot dhe nesër.

Ekspertët e dy shteteve pritet që të premten të diskutojnë për një çështje të rëndësishme për komunën e Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

Mësohet se delegacioni i Beogradit është duke insistuar që po këtë ditë të bëhet definimi i caktimit të vijës kufitare mes pjesës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës.

Ndryshe, dje në Bruksel, ka përfunduar dita e parë e bisedimeve ku është diskutuar rreth zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe për përdorimin e targave të automjeteve nga Kosova.