Ne dhe Kur’ani

Muhamed El Gazali

“Ndoshta problemi ynë, në marrëdhënien tonë me Kur’anin, është sikur njeriu gjynahqar, i cili i dëgjon ajetet, që thërrasin për pendim, e nuk arrin ta kuptojë se deri ku shkon gjynahu i tij dhe domosdoshmërinë e të kthyerit drejt pendimit, i cili është vendosur në këto ajete;
Por, ai sillet nga muzikaliteti i Kur’anit dhe melodia rrjedhëse, e thotë: ‘Allah’, ‘Allah’, për meloditë, të cilat i dëgjon dhe nuk mediton e as nuk mendon absolutisht, që të bëjë diçka për të kaluar nga gjynahu i tij në pendimin e kërkuar prej tij;
Kështu është gjendja e ymetit tonë..!
Një herë, në një prej xhamive, dëgjova një përshkrim të tillë, saqë qimet e kokës mu ngritën përpjetë prej frikës së madhe të kiametit, dhe ia një prej barinjve, që nuk i shkoi në mendjen diçka prej këtij përshkrimi, vetëm se bërtiti: Allah, o sejidi jonë shejkh, përsërite!
Kjo lloj marrëdhënie e tillë me Kur’anin, fatkeqësisht është klima kulturore mbizotëruese, të cilën po ia trashëgojmë brezave tanë!”

Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Lavdrim Hamja