Në fillim të janarit ekipi negociator pritet të shkojë në Bruksel

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.

Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë pas takimit me krerët e shtetit se temat që priten të hapet për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur.
Zëvendëskryeministri Limaj, ndër të tjera, tha se pret që shumë shpejt presidenti Hashim Thaçi do t’i pajisë me gjitha materialet e nevojshme mbi tematikat që janë diskutuar deri më tani.

Ndryshe, gjatë ditës sotme janë ndarë 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator, vendim ky që erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun