Lideri i lëvizjes “La France Insoumise” (Franca e palëkundur) (LFI), Jean-Luc Melenchon nga ekstremi i majtë tha se në vendin e tij ka urrejtje ndaj muslimanëve nën petkun e laicizmit dhe se laicizmi nuk do të thotë të urresh ndonjë fe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Melenchon në deklaratën e tij për kanalin BFMTV foli mbi zhvillimet në lidhje me islamofobinë që ka shënuar rritje në vend në periudhën e fundit.
Ai theksoi se muslimanët duhet të respektohen, duke kërkuar që t’i jepet fund shikimit ndaj muslimanëve me dyshim.
Melenchon tha se do të vazhdojë t’i shpreh këto pavarësisht se dikush nuk i pëlqen.
“Në këtë vend ka urrejtje ndaj muslimanëve nën petkun e laicizmit. Laicizmi nuk do të thotë të urresh ndonjë fe”, u shpreh ai duke shtuar se është kundër urrejtjes ndaj muslimanëve.
Ai njoftoi se ka mbledhur nënshkrimet e 150.000 francezëve për kandidim në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2022 ndërsa tha se nevojitet ndryshim në luftën kundër terrorizmit.
Deklaratat dhe zbatimet anti-islame të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe politikanëve në periudhën e fundit shkaktojnë reagime në mbarë vendin dhe në botë.