Girl in a jacket
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Gjermani, 800 sulme për një vit në kampet e refugjatëve

Në Gjermani, 800 sulme për një vit në kampet e refugjatëve

Policia federale kriminale e Gjermanisë ka të regjistruara që nga fillimi i vitit 797 sulme në kampet e refugjatëve, si të banuara, ashtu edhe të pabanuara, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Nga radikalët e djathtë janë regjistruar një total prej 740 sulmesh. Në shumicën e rasteve këto shkelje ishin si nxitje e urrejtjes ndëretnike, duke dëmtuar pronën dhe përhapje të propagandës.

Sipas policisë, në të njëjtën periudhë ka pasur 61 zjarre në qendrat e refugjatëve.

Vitin e kaluar në Gjermani janë kryer 1005 akte të paligjshme kundër strehimoreve për refugjatë, në vitin 2014 ishin 199, ndërsa një vit më parë vetëm 69.