Në kohë pandemie, Thaçi thotë se shkoi “veç për qejf” në Shqipëri

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Në kohën kur masat e lëvizjes janë kufizuar në gjithë vendin për shkak të pandemisë dhe kufijtë janë mbyllur për qytetarët, presidenti Hashim Thaçi tha se të martën ishte veç për qejf në Shqipëri.

Në konferencën për media, të thirrur të enjten, ku foli për dekretimin që i bëri Avdullah Hotit për kryeministër, Thaçi u pyet edhe për vizitën e tij në Shqipëri dhe për arsyet.

“Veç për qejf”, tha Thaçi dhe u nis për të lëshuar vendin ku mbahej konferenca.

U.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të mërkurën komentoi dyshimet se Thaçi ishte në Shqipëri për të marrë fshehurazi Behgjet Pacollin. Këtë Thaçi e mohoi mbrëmë, ndërkohë edhe Pacolli u lajmërua nga Shqipëria.

Pacolli po refuzon futjen në karantinë 14-ditore, masë që po aplikohet për të gjithë qytetarët që vijnë në Kosovë nga jashtë. Pacolli të martën mbërriti në Tiranë nga Lugano.