Në komunat e rajonit të Gostivarit votojnë 190.765 persona në 199 vendvotime

Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore të gjitha 199 vendvotimet në komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë Ristushë janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk janë paraqitur probleme.

Në komunën e Gostivarit të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë gjithsejt 76.362 qytetarë të shpërndarë në 121 vendvotime.

Në rajonin e komunës së Vrapçishtit në listë zgjedhore janë regjistruar 24.439 votues. Në këtë komunë ka 39 vendvotime, ndërsa dje kanë votuar 28 të cilët ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në komunën Mavrovë Rostushë sot mundësi votimi kanë 8.964 qytetarë në gjithsejt 39 vendvotime. Të drejtë vote dje realizuan 34 qytetarë.