Në Mal të Zi nis vaksinimi masiv i popullsisë

Në Mal të Zi ka nisur të martën vaksinimi masiv i popullatës duke ngritur mbi 140 pika vaksinimi në të gjitha qytetet.

Në fillim të këtij muaji, Mali i Zi siguroi mbi 200.000 doza të vaksinës kineze “Sinofarm”.

Vaksinimi në Mal të Zi ka filluar më 20 shkurt, pas arritjes së 2.000 dozave të para të vaksinës ruse “Sputnik V” si donacion nga Serbia. Deri tani 40.843 qytetarë në Mal të Zi kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, që do të thotë 6,81 për qind e popullsisë. Dy doza i kanë marrë 24.674 qytetarë, apo 4,11 për qind e popullsisë. Ndërkohë të martën ka mbërritur kontingjenti i parë prej 2.340 vaksinave “Pfizer/BioNTech”. Deri në fund të gushtit do të arrijnë gjithsej 42.000 vaksina të tilla. “Pas vaksinës ruse Sputnik V, kinezes Sinofarm dhe britanikes AstraZeneca, ky është lloji i katërt i vaksinës kundër COVID-19 që u vihet në dispozicion qytetarëve të Malit të Zi. Kontingjenti i vaksinave Pfizer/BioNTech u financua nga Komisioni Evropian, i cili, vitin e kaluar miratoi një paketë të ndihmës prej 70 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shpërndarja e vaksinave u bë e mundur nga Austria, e cila ka lidhur marrëveshje ligjore me prodhuesin dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. /trt