11 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Në mesin e tyre është edhe një i moshës 19 vjeçare.
Kështu u bë e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku në grupmoshën 10-19 vjet është regjistruar një viktimë.
Nuk dihet gjinia e viktimës apo komuna prej nga ai vjen.








