Në Xhaminë Usmania (Jamia Usmania) në Bradford të Anglisë, vërehet një aktivitet i pazakontë pas namazit të drekës, raporton Anadolu.
Shumica e burrave që kanë përfunduar namazin e tyre, shumë prej të cilëve janë të moshuar, mblidhen në bodrumin e xhamisë, jo për adhurim, por për të ndjekur orën e tyre javore të ushtrimeve.
Oraret e ushtrimeve që mbahen pas namazit të drekës në xhaminë në Bradford ofrojnë mundësi si për aktivitet fizik ashtu edhe për socializim, veçanërisht midis burrave të moshuar.
Burrat që marrin pjesë në orët e pilates, shumica e të cilëve janë në pension, mblidhen në bodrumin e xhamisë pas namazit për seanca javore 45-minutëshe të përqendruara në ushtrime për ulje, shtrirje dhe ekuilibri.
Për shkak të kërkesës së lartë për ushtrimet, numri i pjesëmarrësve ka qenë i kufizuar dhe administrata e xhamisë ka raportuar se ka marrë kërkesa për programe të ngjashme nga xhamitë në pjesë të ndryshme të Anglisë.




