Një renditje nga Gallup mbi standartin bazë të një jete normale
Ndër vendet e tjera në rajon, Sllovenia është e teta në listën e Gallup me 88 pikë, ndërsa Kroacia dhe Shqipëria janë të 19-tat dhe 20-tat, përkatësisht, me 86 pikë.
Kosova renditet e pesta në Evropë për sa i përket sigurisë, sipas Raportit Global të Sigurisë 2026 të Gallup.
“Lajm i mirë për Kosovën. Sipas Raportit Global të Sigurisë 2026 të Gallup, Kosova renditet vendi i pestë më i sigurt në Evropë, bazuar në tregues që përfshijnë se si ndihen të sigurt njerëzit duke ecur vetëm natën”, tha Kurti, raportoi Anadolu.
Kurti deklaroi se siguria është themeli i një shoqërie progresive, duke theksuar se ajo “forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ky vlerësim është rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të oficerëve të policisë në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë publike.
Në raportin e Gallup të vitit 2026, Kosova mori 90 pikë, duke u barazuar me Danimarkën dhe Finlandën, ndërsa Islanda zuri vendin e parë me 93 pikë.
Nga vendet e tjera të rajonit, Sllovenia është e teta në listën e Gallup me 88 pikë, dhe Kroacia dhe Shqipëria janë përkatësisht të 19-tat dhe 20-tat me 86 pikë.
Mali i Zi u vlerësua me 84, Serbia me 82, Bullgaria dhe Rumania me 80, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia me 79, Maqedonia e Veriut me 78 dhe Greqia me 75 pikë. /tesheshi


