Në vitin 2016 u arrestuan 69 policë

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti gjatë raportimit para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shpalosi të arriturat e IPK-së. Me këtë rast, ai tregoi rreth arrestimeve të zyrtarëve policor si dhe pjesëmarrjen e Inspektoratit nëpër aktivitete ndërkombëtare.

“Kemi organizuar 24 tryeza me zyrtarë policorë me gjitha nivelet, drejtorit rajonale. Ka qenë aktivitet i shtuar në takime me qytetarë. Për herë parë kemi zhvilluar takime me zyrtarë edhe në veri të vendit. Dy konferenca rajonale, në Podgoricë dhe një konferencë ndërkombëtare në Letoni. Gjatë vitit 2016 ka pas rritje të ankesave 9.2% më shumë. 10% e pjesëtarëve të nacionalitet serb kanë paraqit ankesa në IPK më shumë se vitin e kaluar. Policë të arrestuar në vitin 2016, 69 zyrtarë. (4 raste të ndara, trafiku i veriut dhe jugut të Mitrovicës dhe autostrada në Prizren”, ka thënë ai.