Në zhveshtoren e ekipit serb gjendet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë

Siç ka treguar edhe e kaluara, Serbia vijon të jetë e pandreqshme në raport me Kosovën.

Humbja e mbrëmshme 2-0 ndaj Brazilit në Kupën e Botës edhe mund t’u ketë djegur, por më së shumti i përcëllon humbja e një toke që kurrë nuk e kishin.

Këtë e tregoi më së miri një veprim i bërë nga ta mbrëmë.

Dy golat e marrë i mërzitën, por nuk ua shëruan epshet e sëmura nacionaliste.

Në një foto që po qarkullon në internet, në zhveshtoren e kombëtares serbe, pos fanellave, gjendet edhe një flamur, që përmban hartën e Kosovës me ngjyra të Serbisë.