Nëna e Florenc Beqirit: Ma vranë djalin, më sillni trupin ta varros! Apeli për Metën e Ramën

Familja e të ndjerit Florenc Beqiri nga Shkodra i bën apel shtetit që t’i sjellë trupin e pajetë të të dashurit të tyre për t’i kryer homazhet e fundit.

Familja Beqiri ka hapur dyert e mortit në lagjen “Liria” të qytetit verior.

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë.

Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

Familja: Ne nuk kemi lekë ta sjellim. I bëjmë thirrje presidentit dhe qeverisë të na sjell djalin. Na e vranë policia – te burgosurit dhe spitali ne bashkëpunim mes tyre.

Florenci djali i vetëm i familjes, vëlla i tre motrave, ndërsa komunikimi i fundit i familjes me djalin e tyre ishte në datën 8 dhjetor./Ora News.tv/