Të paktën 65 persona rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu ka goditur dy autobusë pasagjerësh sot në Nepal, transmeton Anadolu.
Incidenti ka ndodhur në rrethin Chitwan, rreth 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku rrëshqitja e dheut ka rrëmbyer autobusët drejt lumit Trishuli.
Një nga autobusët që transportonte 41 persona po udhëtonte nga Katmandu në Gaur, ndërsa autobusi tjetër me 24 pasagjerë po udhëtonte nga Birgunj në Katmandu.
Tre nga pasagjerët në autobusin që udhëtonte për në Gaur kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga automjeti.
Chitwan është një nga 77 rrethet e Nepalit në cepin jugperëndimor të provincës Bagmati.
#Nepal: 7 Indians and at least 60 passengers went missing when two buses were swept away by the Trishuli River in Simaltal, Chitwan Ikshakamana.
Nepal PM Pushpa Kamal Dahal has said that he is deeply saddened by the incident and has directed government officials to take swift… pic.twitter.com/0Ygy1PaOwi
— All India Radio News (@airnewsalerts) July 12, 2024


