“Nëse Katalunia pavarësohet, Barcelona luan në Serie A ose Ligën Premier”

Në Kataluni të dielën mbahet referendumi ku ky regjion kërkon të ndahet nga Spanja.

Nëse përgjigja do të jetë ‘po’ atëherë klubet katalunase si Barcelona, Espanyol dhe Girona duhet të kërkojnë zgjidhje.

Për këtë ka folur Gerard Figueras, drejtori i përgjithshëm i sportit në Generalitet de Catalunya (Qeveria e Katalunisë).

Në një intervistë të dhënë për ‘Gazzetta dello Sport’, Figueras ka thënë se pritet revolucion në sport.

“Ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhë me ekipet profesioniste, ku do të luajnë skuadrat katalanse dhe veçanërisht Barcelona”.

“Nuk ka një përgjigje të saktë. Në rast të një vote pro pavarësisë, skuadrat katalanase që luajnë në La Liga, Barcelona, Espanyol dhe Girona do të duhet të vendosin seku do të luajnë”

“Opsion mbetet kampionati spanjoll apo në një vend afër si Itali, Francë apo Angli. Pasi klubet të kenë vendosur do të zhvillohen negociatat me federatën që organizon kampionatin e përzgjedhur”, ka thënë Figueras.