Nëse ndodh kjo, atëherë eliminohet Zvicra e shqiptarëve

Zvicra ende nuk e ka siguruar kualifikimin më tutje në Kampionatin Botëror.

Kosta Rika i ka humbur të dy ndeshjen e para dhe i ka dhënë lamtumirë Kupës së Botës.

Ndërsa në krahun tjetër Zvicra kërkon fitoren që do t’i sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.

Në rast se Shaqiri me shokë barazon, atëherë gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes Brazil-Serbi.

Zvicra eliminohet vetëm nëse humb me një diferencë me më shumë se dy gola dhe në krahun tjetër Serbia barazon ose fiton ndaj Brazilit.

Lojtarët shqiptarë, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri pritet të startojnë si titullarë.