Nesër meçi i madh boksit, Joshua – Parker

Ditën e shtunë me fillim rreth orës 23:00 në Principallity Stadium të Cardiffit do të mbahet meçi mjaft i pritur nga të gjithë adhuruesit e sportit të boksit.

Antony Joshua dhe Joseph Parker do të ndeshen për titullin botëror në peshat e rënda , në një meç ku pritet të jetë një përballje mjaft e vështirë për të dy boksierët.

Tre meçet e fundit për Antony Joshua janë të gjitha fitore, por edhe kundërshtari i tij nuk është më keq se Joshua , pasiqë edhe Parker në tre meçet e fundit i ka të gjitha fitore.

Ndërsa për të gjitha përbaljjet për të dy boksierët vlejnë këto statistika:

Antony Joshua me gjithsej 20 duele të zhvilluara ka po aq fitore dhe ku vlen të ceket se të gjitha këto triumfe i ka arritur me nokaut, ndërsa kundërshtari i Joshua, Joseph Parker gjithsej ka zhvilluar 24 përballje ku në të gjitha këto përballje doli fitues , 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Ekspertët parashikojnë një dominim të lehtë të Joshua dhe një fitore për të , por mbetet të shihet se a do të jete Joshua apo Parker ai i cili do të shijojë humbjen e parë ne karrierë.