Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Kreu opozitar i krahut të djathtë Benjamin Netanyahu refuzoi të dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij, kryeministrit Naftali Bennett, me një ceremoni, bëjnë të ditur sot mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kryeministrat pasardhës dhe paraardhës, Naftali Bennett dhe Benjamin Netanyahu, do të takohen këtë mëngjes dhe nuk do të ketë asnjë ceremoni të dorëzimit”, theksoi Korporata Transmetuese Izraelite.

Zakonisht, ceremoni të tilla zhvillohen me një atmosferë festive.

Transmetuesi tha se, “krerët e shërbimeve të sigurimit filluan të informojnë Bennett mbrëmjen e kaluar për informacione dhe materiale të klasifikuara”.

Qeveria e koalicionit të Naftali Bennett-Yair Lapid fitoi mbrëmë besimin e Knesset-it (parlamenti i Izraelit), përpara se të mbante mbledhjen e parë të qeverisë që i dha fund 12 vjet sundimit të Netanyahu-t.

Që nga e diela në mbrëmje, Netanyahu u bë kreu i opozitës në Knesset-in izraelit.

Në një fjalim në Knesset, Netanyahu u zotua të kthehej shpejt në pushtet. /aa