
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë nesër takime në Jerusalem me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Qipros Nikos Christodoulides, raporton media izraelite Arutz Sheva.
Sipas raportimit, takimet do të nisin në orën 14:30 sipas kohës lokale dhe më pas do të mbahen deklarata të përbashkëta për shtyp.
Bisedimet zhvillohen në një kohë kur ka raportime se Izraeli, Greqia dhe Qipro po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një force ushtarake të reagimit të shpejtë në Mesdheun lindor, me qëllim kundërbalancimin e Turqisë. /mesazhi







