“Newborn” ndryshon pamjen, ja si duket këtë vit

Monumenti “Newborn” në Prishtinë ka ndryshuar pamjen edhe këtë vit.

Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, monumenti ‘Newborn’ ka ndryshuar pamje, përcjell lajmi.net.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Imsaili ka bërë të ditur se këtë herë i ka lënë hapësirë të rinjve që kanë ide dhe janë kreativ të bëjnë diçka më ndryshe.

Sot Ismaili ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet ndryshimi që i është bërë këtij monumenti.