Neymar merr vaksinën kundër COVID-19, ka një mesazh për të gjithë

Futbollisti i Paris Saint Germain, Neymar Jr. sapo ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Neymar ka bërë të ditur përmes një video në rrjetin e tij social, Instagram se ai ka marrë vaksinën kundër COVID-19, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që e gjitha të rikthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur dhe jo vetëm në vendin tim, por në të gjithë botën, të jetë mundësia e vaksinimit”, tha braziliani.

Kjo vaksinë vjen pas triumfit të Neymarit në Kupën e Francës ndaj Monacos.

“Pas shumë pritjeve erdhi radha ime, çfarë lumturie. Bashkë me shpresën që e gjithë bota do të mund të vaksinohet kundër virusit”, përfundoi Neymar Jr.