Neymari drejt Premierligës

Neymar është duke menduar të gjitha mundësitë që të largohet sa më parë nga PSG.

Sulmuesi brazilian sipas ‘Don Balon’, është i pakënaqur me situatën e tij te skuadra franceze, një vit pas largimit nga Barcelona.

Real Madrid është skuadra favorite sipas medieve në Spanjë për nënshkrimin e tij, për të pasuar Cristiano Ronaldon.

Nëse dështon tentativa me Realin, 25 vjeçari po mendon për një ‘plan B’, duke preferuar Premierligën, ku po kërkohet nga Manchester United dhe Manchester City.

Neymar aktualisht është i lënduar, ku po rikuperohet për të qenë gati për Kupën e Botës.