Nga akt paturpësie i shtetit shqiptar si puthador i Izraelit

Policia shënjestron njeriun që ngriti padi ndaj kryerabinit të Shqipërisë

Shteti shqiptar ka dhënë sinjalin e parë të një harbutërie dhe paturpësie me shtetasit e vet në emër të nënshtrimit nga shtetit gjenocidal të Izraelit: ka shënjestruar për ndëshkim penal një individ me akte e aktivitet denoncues ndaj gjenocidit në Gaza, duke e futur në llogore terrori; pra atë që nuk ka vrarë askënd, nuk ka kërcënuar kërkënd, nuk ka cënuar qoftë me fjalë apo me vepra asnjë njeri, por vetëm është pozicionuar kundër një padrejtësie të llahtarshme, kundër një krimi llahtarë, siç është ai i Izraelit ndaj popullit palestinez. Ky është Baki Goxhaj, një aktivist nga Vlora, njëherësh dhe njeriu që ka ngritur padi kundër kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan, si një ndër ata që ka shkuar në Gaza duke marrë pjesë në gjenocidin izraelitë atjeshëm.

Ja ç’njofton ai në FB:

“Drejtoria e Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka depozituar një kallëzim penal ndaj meje për veprën ‘Nxitje të Urrejtjes dhe Grindjeve’, vepër që dënohet me dy deri në dhjetë vjet burg.

Akuza: ‘Nga këqyra e të dhënave në internet rezulton se në profilin e tij, ku ai prezantohet si programues, aktivist dhe shpreh hapur mbështetje për Palestinën, janë publikuar një sërë postimesh dhe komentesh gjatë periudhës tetor-dhjetor 2025 me përmbajtje polemike, nxitëse dhe denigruese të lidhura me çështje fetare, politike dhe ndërkombëtare.’

Provat e paraqitura janë postimet e mia ku unë denoncoj politikanët e grupimit Aleatët e Izraelit në Parlamentin Shqiptar, gazetarët që u bënë pjesë e makinerisë propagandistike izraelite dhe reagimin ndaj Ben Blushit për përdorimin e termit ‘islamik’ në vend të atij ‘mysliman’ si term denigrues.

Interesant është fakti që monitorimi i profilit tim ka nisur vetëm pas kallëzimit penal që unë kam bërë për kriminelin e luftës, kryerabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan”.

Por një zyrtare shteti, nga ato me respekt për vetën dhe profesionin, nuk e ka pranuar paçavuren e palo Policisë që kemi:

“Fatmirësisht, prokurorja e çështjes, Alba Meta, nuk e ka regjistruar çështjen për mungesë elementësh të veprës penale. Gjej rastin ta falënderoj për profesionalizmin e treguar për këtë çështje”, përfundon Goxhaj.

Kështu, edhe njëherë shteti shqiptar konfirmon rreshtimin në anën e gabuar të historisë, duke u bërë avokat i një shteti me tipare naziste që vret e pret një popull në tokën e tij, duke përfshirë gra e fëmijë, deri dhe me orientim biblik. Ja ky është terrorizmi i vërtetë! /tesheshi