Ngrica përgjatë autostradës Ibrahim Rugova, vozitës kujdes

Reshje të shumta të borës pati ditëve të fundit në vend, madje intensiteti i tyre u rrit ditën e djeshme dhe gjatë natës. Kësisoj si pasojë e këtyre reshjeve, gjendja e autostradës ‘Ibrahim Rugova’ nuk është aspak e mirë. Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar nga Ministria e Infrastrukturës është theksuar që vozitësit të kenë kujdes të shtuar pasi gjatë natës parashihej të ketë ngrica.