Forcat e sigurisë në Nigeri kanë shpëtuar 39 nxënës dhe pesë mësues, të cilët ishin rrëmbyer rreth dy muaj më parë në shtetin Oyo.
Autoritetet njoftuan se gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në rrëmbimin e tyre.
Sipas autoriteteve nigeriane, operacioni u zhvillua me sukses, ndërsa të gjithë të shpëtuarit janë nxjerrë të sigurt. Hetimet për rastin po vazhdojnë. /mesazhi








