Ballina Lajmet Kosovë Nis gjykimi ndaj ministrit Pal Lekajt

Nis gjykimi ndaj ministrit Pal Lekajt

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë u mbajt seanca fillestare ndaj ministrit aktual të Infrastrukturës Pal Lekaj në një rast që ka të bëjë me kohën kur ai drejtonte komunën e Gjakovës.

Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, bashkë me Ismet Isufin, Pashk Sylën, Bekim Sylën, Dafina Thaçin, Veli Hajdaragën dhe Teuta Mejzinin po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërsa Veli Hajdaraga poashtu për mashtrim të subvencioneve dhe shmangie nga tatimi.

Në gjykim nuk ka qenë i pranishëm përfaqësuesi ligjor i ATK-së, i cili nuk e kishte arsyetuar mungesën e tij, ndërsa prokurori i Prokurorisë Speciale, Faik Halilaj, deklaroi se ka kushte për mbajtjen e seancës.

Fillimisht gjyqtari Shaqir Zika i ka njoftuar të akuzuarit lidhur me të drejtat e tyre.

Mbrojtësi i të akuzuarës Teuta Mejzini, avokati Teki Bokshi, deklaroi se mbrojtja i ka marrë materialet por atyre u mungon prova e aktvendimit për fillimin e hetimeve.

Prokurori tha se gjykatës i është dorëzuar aktakuza dhe aktvendimi mbi fillimin e hetimeve.

Prokurori i rastit poashtu deklaroi se në seancën e ardhshme duhet të thirret përfaqësuesi ligjor i Komunës së Gjakovës, pasi që “ne si prokurori mendojmë se është palë e dëmtuar e cila duhet të jetë prezent”.

Palët theksuan se nuk kanë nevojë për leximin e aktakuzës meqenëse e njëjta gjendet në shkresat e lëndës dhe se të akuzuarit e kanë të qartë akuzat që u ngarkohen.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në gjykatë. Foto: Kallxo.com
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se ndihen të pafajshëm në akuzat për të cilat ngarkohen.

Palët deklaruan se kanë vërejtje lidhur me shkresat e lëndës që ju ka dërguar prokuroria andaj propozuan që shqyrtimi i dytë të mos mbahet sot.

Pas vërejtjeve të bëra, gjykatësi vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më 2 korrik, datë deri në të cilën palët kanë afat në paraqitjen e kundërshtimeve lidhur me lëndës