Ka nisur numërimi i votave me kusht dhe me postë në Prishtinë dhe Prizren, ku është garë e ngusht në këto dy qytete mes kandidatëve.
Në Prishtinë diferenca zyrtare në mes Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së është 237 vota, ndërsa kur bëhet numërimi i votave me postë dhe me kusht dihet zyrtarisht fituesi i garës për kryeqytet.
Ndërkaq në Prizren ku në garë është Mytaher Haskuka i VV dhe Shaqir Totaj i PDK-së, diferenca është 329 vota.
Haskuka është para Totajt, ndërsa edhe në këtë qytet vendosin votat me kusht dhe me postë.