Ka filluar protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë.
Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq, shkruan REL.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.
Përmes një fotografie në Instagram ai shihet duke biseduar në zyrën e tij me bashkëpunëtorët më të afërt.