Nissan do të investojë deri në 600 milionë euro në njësinë Ampere të Renault

Nissan dhe Renault të mërkurën finalizuan kushtet e aleancës së tyre të rinovuar, ku prodhuesi japonez i automjeteve pritet të investojë deri në 600 milionë euro njësinë e automjeteve elektrike të partnerit të saj, Ampere.

Marrëveshja që do të përfundojë kushtet e partneritetit të tyre të rinovuar, do t’i vendosë dy prodhuesit e automjeteve në pozita më të barabarta dhe do të mbyllë muaj negociatash ndonjëherë të tensionuara mbi çështje të tilla si ndarja e pronës intelektuale në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Investimi në njësinë Ampere është në përputhje me Nissanin që është një investitor strategjik dhe siguron një vend në bord në kompaninë e re, tha Nissan.

Shefi ekzekutiv i Nissan, Makoto Uchida tha se investimi në njësinë Ampere “plotëson dhe forcon shtytjen e vazhdueshme në tregun e automjeteve elektrike të Nissan në Evropë”.