Një 15 vjeçar ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Kroacinë mëngjesin e së dielës.
Agjencia Sizmologjike Evropiane, EMSC, njoftoi se një tërmet 5.3 ballë goditi Zagrebin në orën 6:23 të mëngjesit të së dielës.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra, në veri të Zagrebit në thellësinë 10 kilometra, raporton The Asociatedpress, transmeton lajmi.net.
Mediat kroate thanë se një 15-vjeçar vdiq. Zyrtarët thanë se kishte të plagosur të tjerë, por nuk dhanë detaje të menjëhershme.
Katedralja ikonike e Zagrebit u dëmtua gjithashtu me pjesën e sipërme, njëri prej dy kunjave të tij që u shemb. Katedralja u rindërtua pasi u rrëzua në tërmetin e vitit 1880.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit. Deri tash, në Kroaci janë raportuar 206 raste me infeksion, ndërsa një person ka vdekur.






